-3.5 C
New York
Tuesday, February 3, 2026

Buy now

U përpoq ta ndalonte, motoçiklisti godet policin në Prishtinë

- Advertisement -

Gjatë ditës së sotme, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime në rrugën ‘Garibaldi’ në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një zyrtar policor.

Zëdhënësi i policisë për Kryeqytetin, Enis Pllana, tha për Klankosova.tv se gjatë përpjekjes së policit për ta ndaluar, motoçiklisti e ka goditur atë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë, zyrtari policor ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Rasti është duke u trajtuar nga njësitet relevante të Policisë, ndërsa hetimet janë në vazhdim për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit.

Të ngjashme

Të fundit