Dy persona janë arrestuar në Fushë Kosovë, pasi të njëjtit janë përleshur mes veti.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ata janë përleshur pas një mosmarrëveshje.
Ndër të tjera, në njoftim u bë e ditur se njëri nga të dyshuarit ka marrë tretman mjekësor.
“Fushë Kosovë / 08.03.2025 – 10:15. Janë arrestuar dy të dyshuar, meshkuj kosovarë, pasi që pas një mosmarrëveshjeje janë përleshur fizikisht mes vete. Njëri prej të dyshuarve ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit, pas intervistimit, janë dërguar në mbajtje.” – thuhet në njoftim