Pak ditë pas përjashtimit të tij të bujshëm nga Big Brother Vip Kosova për shkak të thyerjes së disa rregullave, Rezart Veleshnja ka marrë një dhuratë të veçantë nga mbështetësit e tij.
Në një video të postuar nga vetë ai në rrjetin social Instagram, Rezarti shfaqet i ulur në një makinë luksoze për të cilën ai falenderon “çunat e Prishtinës”.
Gjithashtu pjesë e videos është dhe opinionisti i këtij edicioni Milaim Zeka, i cili gjithashtu e uron për makinën e re dhe me humor shton: “E gëzofsh makinën, Rezart. Është pjesë e jetës dhe kjo. Makina është më e rëndësishme se gruja!”
