6.8 C
New York
Monday, March 10, 2025

Buy now

U përjashtua bashkë me Adën nga programi, Edi rikthehet në “Për’puthen”

- Advertisement -

Ndryshe nga edicionet e mëparshëm këtë vit pjesë e “Për’puthen”  u bënë dy ish-konkurrentë. Ana dhe Mevlani prej javësh i janë bashkuar programit duke vijuar rrugëtimin për herë të dytë në programin e dashurisë. Por, vetë autorja, Olsa Muhameti, tha në “Pardon My French”, me Jonida Aliçkollin, se do të kishte edhe rikthime të tjera, nga ky sezon.

Ashtu siç ishte përfolur në mediat rozë, në program u rikthye Edi. Ai tha se i kishte munguar shumë “Për’puthen”, vajzat, opinionistët, gjithçka.

Përveç Rrushes që tha se është më e gjatë se ai, Edi shprehu pëlqimin për të gjitha vajzat. Megjithatë në kërcimin zgjodhi Ana Lleshin.

Kujtojmë se Edi dhe Ada u përjashtuan nga “Për’puthen” pasi thyen rregullat e programit. Ata u fotografuan së bashku në një restorant duke ndërprerë papritur rrugëtimin e tyre. 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit