Zendaya ka hedhur poshtë thashethemet se është shtatzënë. Thashethemet u përhapën pas një videoje që u bë virale, ku supozohej se aktorja kishte postuar në profilin e saj lajmin se ishte në pritje të fëmijës së parë me partnerin, Tom Holland.
Mirëpo, reagimi i aktores amerikane ishte i shpejtë. Përmes disa postimeve në Instagram, ajo shkroi: “Shihni tani, kjo është arsyeja pse unë qëndroj jashtë Twitter. Thjesht duke bërë gjëra pa arsye … çdo javë.”, shkroi ajo duke iu referuar këtyre thashethemeve.
Kujtojmë që Zendaya dhe Holland fillimisht ndezën spekulimet se janë bashkë pasi luajtën në “Spider-Man: Homecoming” të vitit 2017. Por romanca e tyre u konfirmua në korrik të vitit 2017 pasi ata u panë së bashku brenda një makine.