Së fundmi, është përfolur se Genc Salihu do të jetë pjesë e edicionit të parë të “Big Brother VIP Kosova” që pritet të nisë së shpejti. Megjithatë, artisti i mirënjohur ka hedhur poshtë spekulimet duke thënë se do të jetë vetëm pjesë e stafit të Klan Kosova, ku do të transmetohet reality shoë.
“Punoj në Klan, jam pjesë e stafit por nuk do të jem brenda shtëpisë së VIP Big Brother”, ka thënë Salihu. Kujtojmë që një ndër banorët e këtij edicioni që nis në Kosovë do të jetë dhe Ardian Bujupi. Këngëtari i shtoi vetë dyshimet me një postim që bëri pak javë më parë.
Megjithatë, nuk dihet nëse këngëtari ka marrë një ftesë apo nëse në të vërtetë do të jetë pjesë e formatit.