1.7 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

U përfol për një ndarje nga partnerja e tij pas një viti martesë, reagon futbollisti i njohur i Kombëtares

- Advertisement -

Së fundmi kryeartikujt e mediave rozë u pushtuan me lajmin se Eroz Gezda dhe partnerja e tij, Ajsel Abazi po përjetonin një krizë në marrëdhënien e tyre.

Lajmet për një ndarje mes tyre kanë lindur pikërisht nga fakti se dyshja nuk e ndjek më njëri-tjetrin në rrjetet sociale. Gjithashtu, në profilet përkatëse në rrjetet sociale Grezda dhe Abazi i kanë fshirë fotot e përbashkëta.

Mirëpo lidhur me këto lajme, futbollisti i njohur ka reaguar përmes një postimi të bërë në profilin e tij të Instagramit, përmes të cilit ka sqaruar se mes tij dhe partnerës nuk ka as ndarje as tradhti.

Si guxoni të bëni shkrime të tilla duke u bazuar nga një “follow-unfollow”? Kushdo që ka marrë guximin për të shkruajtur një titull kaq të rëndë, pa të drejtë dhe pa argument, ta dijë që ka familjar që preken nga këto shkrime. As ndarje as tradhti nuk ka patur por e shoh që ka ardhur kohë që duhet të bësh një postim që të sqarosh çdo gjë”.

Kujtojmë që Eroz dhe Ajsel u martuan në fshehtësi të plotë në janar të vitit 2023, ndërsa disa muaj më pas ata u bënë prindër për herë të parë. Çifti solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Kian.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit