17.1 C
New York
Sunday, November 17, 2024

Buy now

U nxor nga rrënojat me cigare në gojë, 60-vjeçari turk tregon se si arriti të mbijetonte për 56 orë i bllokuar

- Advertisement -

Një nga të mbijetuarit e tërmeteve vdekjeprurëse të mëngjesit të 6 shkurtit në Turqi tha dje të shtunën për agjencinë turke Anadolu se si e ruajti gjakftohtësinë, duke mbetur i bllokuar në rrënojat e një ndërtese në provincën Antijaman në Turqinë juglindore për më shumë se 56 orë.

“Nuk e dija sa ditë kaluam nën rrënoja… Kisha duhan me vete, po dredhja një cigare dhe pija duhan”, thotë Ziya Soner Tughtekin, i cili u shpëtua me djalin e tij 56 orë pas tërmetit shkatërrues. Ai dhe djali i tij mund të kenë dalë të gjallë nga rrënojat, por gruaja dhe vajza e tij nuk ishin aq me fat.

“Në momentin e tërmetit, vajza dhe gruaja ime u përpoqën të vinin tek unë. Atyre u shemb tavani dhe u vranë në vend”, rrëfen ai. “Djali im Denis u bllokua dhe theu brinjët e tij”. Ekipet e shpëtimit e nxorën nga rrënojat me cigaren në gojë. “Kur më nxorën nga rrënojat, cigaren e kisha në gojë.

Më thanë ta hidhja, por nuk e bëra sepse kështu mbeta gjallë”, shtoi ai. Nuk e hoqi as në barelën me të cilën e morën nga rrënojat. Kujtojmë që numri i viktimave në Turqi dhe Siri nga tërmeti ka shkuar në mbi 46 mijë. Rreth 6 mijë janë raportuar në Siri ndërsa mbi 40 mijë në Turqi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit