16.3 C
New York
Saturday, May 24, 2025

Buy now

U nisën nga Bondsteel: KFOR ndan pamje të ushtarëve amerikanë, zviceran e hungarezë duke kryer fluturime

Ushtarët e Zvicrës, Hungarisë dhe SHBA-së që shërbejnë në misionin e KFOR-it, së fundi kanë kryer ushtrime në fluturim.

KFOR ka ndarë pamjet në llogarinë në Facebook, ku thotë se ushtarët u nisën nga kampi “Bondsteel”.

“Njësitë ajrore të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, nga tre shtete të ndryshme zhvilluan fluturime në formacion mbi Kosovë.

Duke u nisur nga Kampi Bondsteel, pilotët dhe anëtarët e ekuipazhit të një AS532 Cougar nga Forcat e Armatosura Zvicerane, një H145M nga Forcat e Mbrojtjes Hungareze dhe tre UH-60 Black Haëk nga Ushtria Amerikane ushtruan ngritje të përbashkëta, fluturime në formacion dhe me procedura uljeje.

Anëtarët e ekuipazheve nga tre shtetet kontribuese arritën të koordinojnë procedurat dhe teknikat për të naviguar, komunikuar dhe operuar së bashku” – thuhet në njoftim.

Të ngjashme

Të fundit