Futbollisti i famshëm Lamine Yamal dhe reperja argjentinase, Nicki Nicole, duket se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre vetëm 13 ditë pasi romanca u bë publike.
Mediat e Amerikës Latine shkruajnë se 25-vjeçarja ka gjetur një partner të ri. Është fjala për mesfushorin e talentuar argjentinas, Franco Mastantuono, i cili këtë verë u transferua te Real Madrid nga River Plate.
18-vjeçari, është jo vetëm bashkëmoshatar i Yamal, por edhe rival i tij i drejtpërdrejtë në fushë, duke qenë pjesë e madrilenëve ndërkohë që Lamine luan për Barcelonën.
Shumë tifozë kanë ironizuar lajmin në rrjet, me një koment që thoshte: “13 ditë, as dy javë”, ironizojnë tifozët në rrjetet sociale.
“Nicole ndryshon të dashur më shpesh sesa bëj unë dush”, ka shkruar një tjetër me humor.