3.3 C
New York
Tuesday, December 3, 2024

Buy now

U nda nga jeta John Prescott, zëvendësi i Blairit, mik i Kosovës në kohën e luftës

Prescott kishte shërbyer si zëvendëskryeministër në qeverinë laburiste të Tony Blair-it nga viti 1997 deri më 2007.

I lindur në Uells, ai gjithmonë ishte mbrojtës i ashpër i rrënjëve të tij nga klasa punëtore. Babai i tij ishte punëtor në hekurudha, ndërsa nëna ndihmëse shtëpiake. Në moshën 17-vjeçare kishte filluar të punonte si rojë në një anije luksoze, ku kishte ushtruar boks për t’i zbavitur pasagjerët.

Pjesë e Kuvendit ishte bërë në vitin 1970, ndërsa nënkryetar i Partisë Laburiste më 1994.

Për Kosovën

Më 24 mars 1999, ditën kur kishte filluar bombardimi i caqeve serbe nga NATO-ja në Kosovë, Prescott kishte mbajtur një fjalim në Kuvendin e Britanisë, ku i kishte mbrojtur bombardimet, duke e theksuar vuajtjen e popullit të Kosovës në luftë.

“Veprimi ushtarak i NATO-s, i cili e ka përkrahen e plotë të 19 shteteve anëtare, ka për qëllim që t’i mbështesë qëllimet politike të komunitetit ndërkombëtar. Ai është i justifikuar si një masë e jashtëzakonshme për të parandaluar një katastrofë humanitare dërrmuese” – kishte thënë ai para deputetëve britanikë, raporton gazeta “The Guardian”.

“Ky [veprim] është dhe do të vazhdojë që të jetë i drejtuar për pengimin e sulmeve të dhunshme që po kryhen nga ushtria jugosllave dhe policia speciale serbe dhe për dobësimin e aftësisë së tyre për ta vazhduar strategjinë e tyre shtypëse” – kishte shtuar zëvendëskryeministri i atëhershëm britanik.

“Siç tha kryeministri dje, një çerek milioni kosovarë, më shumë se 10 për qind e popullsisë, tani janë pa strehë si rezultat i shtypjes nga forcat serbe. 65 mijë njerëz janë detyruar që të largohen nga shtëpitë e tyre në muajin e kaluar dhe jo më pak se 25 mijë gjatë ditëve që nga dështimi i bisedimeve të paqes. Familjet po nxirren dhe po largohen nga shtëpitë e tyre. Ka raportime shqetësuese për shkatërrim të fshatrave të tëra”- kishte vazhduar Prescott, në mbrojtje të civilëve të Kosovës.

“Gjatë ditëve të fundit, ne të gjithë kemi parë pamje pikëlluese dhe të paharrueshme në televizion dhe në gazeta. Skenat më shumë i ngjajnë Epokës së Mesjetës sesa Evropës në prag të shekullit 21” – kishte thënë zëvendësi i Blairit./Nacionale/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit