-7.5 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

U martua me 14-vjeçaren, gjykata e Fierit lë në burg 34-vjeçarin

- Advertisement -

“Arrest me burg” ka vendosur Gjykata e shkalles së Parë të rrethit Gjyqësor Fier, për 34-vjeçarin, Aranit Arapi, i akuzuar për veprën penale ‘kryerje e marrëdhënieve seksuale me te mitur”.

Duke mbuluar fytyrën me xhup, ai ka dalë sot para trupit gjykues të kryesuar nga prokurore Oliana Gjergjefi, ku u njoh dhe me masën. Arapi u arrestua në banesën e tij në fshatin Kryekuq në Divjakë pas denoncimeve të shumta në polici të familjes se vajzës minorene.

34-vjeçari jetonte bashkë me 14-vjeçaren prej marsit të vitit të shkuar, madje kishin bërë edhe dasmë ndërkohë prindërit e vajzës nuk kanë dashur që kjo lidhje me diferencë 20 vjeçare në mes të vazhdonte.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit