28.5 C
New York
Thursday, September 19, 2024

Buy now

U largua nga puna në MINT, nipi i Jakup Krasniqit bëhet drejtor në komunën e Drenasit

- Advertisement -

Arian Krasniqi, nipi i Jakup Krasniqit (ish-kryeparlamentar që po akuzohet për krime lufte në Hagë), është shkarkuar nga pozita e shërbyesit civil në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ku po udhëheq Rozeta Hajdari.

Arian Krasniqi në një njoftim në Facebook, ka njoftuar për largimim nga puna prej MINT’it, ndërkaq e vlerësoi shkarkimin si përndjekje nga regjimi, raporton Scanner..

“Largimin nga puna e përjetova rëndë, sepse, kam menduar se kjo dukuri nuk do të na përsëritej, ashtu sikur babës tim dhe anëtarëve tjerë të familjes nga regjimi që kurrë më nuk do të kthehet”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.

Krasniqi njofton se menjëherë pas largimit nga puna, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ia bëri një vend. Atë e punësoi drejtor, ndonëse Krasniqi s’tregoi se në cilin dikaster.

“Telefonata nga kryetari Lladrovci, i cili kishte dëgjuar për largimin tim nga Ministria, më riktheu optimizmin me një fjali: “Arian, nuk je vetëm, eja filloja punës në komunën e Drenasit”“, deklaroi tutje Krasniqi.

Scanner merr vesh se ai do tê udhêheq Drejtorinê për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në Komunën e Drenasi.

Njoftimi i plotë:

Telefonata me mesazhin “nuk je vetëm” e mundi vendimin joligjor

Posa e pranova vendimin joligjor të largimit nga puna (Ministria e Ndërmarrësisë, Industrisë dhe Tregtisë), pranova telefonatën nga kryetari Lladrovci se jam emëruar drejtor në Komunën e Drenasit.

Largimin nga puna e përjetova rëndë, sepse, kam menduar se kjo dukuri nuk do të na përsëritej, ashtu sikur babës tim dhe anëtarëve tjerë të familjes nga regjimi që kurrë më nuk do të kthehet.

Ngjan edhe kjo padrejtësi, por, besimi në ligjet e vendit tim, më jep shpresë se këtë veprim të Ministrisë, me instanca ligjore do ta anulojmë dhe hartuesit e tij do të turpërohen.

Telefonata nga kryetari Lladrovci, i cili kishte dëgjuar për largimin tim nga Ministria, më riktheu optimizmin me një fjali: “Arian, nuk je vetëm, eja filloja punës në komunën e Drenasit”.

Isha i lumtur sepse, mesazhi “nuk je vetëm” e mund vendimin joligjor. Faleminderit kolegë nga MINT, faleminderit kryetar Ramiz Lladrovci!

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=8186455508048879&id=100000535333417&mibextid=Nif5oz

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit