Federata Italiane e Futbollit po shqyrton veprime ligjore kundër ish-trajnerit të ekipit kombëtar Roberto Mancinit, pasi ai u largua papritur për t’u transferuar në Arabinë Saudite.
Mancini dorëheqjen e bëri në gusht, pas pesë vitesh si trajner i Italisë.
Ai e udhëhoqi ekipin drejt suksesit në Euro 2020, por nuk arriti të kualifikohej në Kupën e Botës të vitit të kaluar, raporton Goal.com.
Ndërsa, tashmë është e konfirmuar se ai është trajner i ri i Arabisë Saudite, me një kontratë katërvjeçare.