Gjesti: Jemi tre fëmijë në shtëpi, kemi jetu në një shtëpi në kushte shumë të vështira, një mur na ndante me lopën. E kemi pas shumë të vështirë, kam bërë shumë gjëra që nuk duhet, ia nisa me pi hashash që në moshën 12 vjecare, nuk isha më vetja, s’isha më Besarti.
Vendosa të largohem, ia nisa me u fal, po shikoja që po shkoja poshtë, po bëja mëkat, për herë të parë ia kam parë lotin në sy prej djalit të vet, kur babi e mësoi që konsumoja drogë. Në moshën 18 vjec vendosa të ikja larg familjes, babi nuk ka dasht, s’ka pas mundësi babi. E vetmja rrugë isha të largohesha t’i lëndoja dhe të shkoja në shtëpi dhe t’u thoja ia dola.
Shkova në Prishtinë, s’kisha as me ngrënë, as me pi, nuk kanë dit asgjë për mu, kam shku në studio të muzikës, u kam shkru, s’ma hapi dikush derën, e pashë që këtu duhet me ia dalë vetë. Mamin e kam legjendë, besoj se më ka kuptu, për ata jam këtu, me i mbajt, më ka shkatërru malli për ata, dua t’i shoh, unë jetoj për ata, dua me i pa mirë.