13.7 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

U kundërshtua festimi i Vitit të Ri nga xhamia në lagjen Mati 1, kërkohet reagim nga shteti

- Advertisement -

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu përmes një reagimi në Facebook, ka shkruar se Xhamia “Mati-1” i obligoi nxënësit që të paraqesin një ide në letër, me temë “Si mund të i bindi prindërit të mos e festojnë Vitin e Ri”

“Për mos me thënë; po ju pengojmë si shqiptar… po e them; nuk po ju mjaftojmë si shqiptar!? Natën e ndërrimit të motmoteve, një xhami dhe një hoxh u përkujdesën të manifestonin propagandë fundamentaliste, kundër vlerave për një shoqëri të hapur e tolerante. Madje në shërbim të propagandës së tyre ata ekspozuan disa fëmijë, duke abuzuar me të drejtat e tyre”, ka shkruar Kryeziu.

Ai ka shtuar se këta propagandues fundamentalist nuk e promovojnë besimin në Zot, por në emër të besimit; janë të angazhuar ti bëjnë goditje rendit shoqëror dhe kushtetues, të shkuarës dhe të ardhmes shqiptare.

“Veprimet e tyre politike dhe fundamentaliste në emër të së drejtës për të besuar, nuk janë më vetëm ushtrim i së drejtës për të besuar”, është shprehur drejtori i KDI-së.

Kryeziu ka theksuar se është e rëndësishme që shteti të ndërhyjë për të garantuar të drejtat e qytetarëve.

“Garancia më e mirë nga shteti është, kur ndalon veprimet e atyre që abuzojnë me të drejtat e të tjerëve, si në rastin e kësaj xhamie dhe këtij hoxhe”, ka shkruar Kryeziu.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10227508382873348&id=1177283371&mibextid=Nif5oz

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit