Rita Ora njihet për stilin e saj ekstravagant në veshje duke guxuar shpeshherë me paraqitjet e saj.
Dhe eksperimentimi me pamjen ka sjellë shumë kritika të cilave u është përgjigjur në një intervsitë të fundit për revistën “British Glamour”.
“Kam kaluar gjithë karrierën time duke më gjykuar për atë që kam veshur, duke thënë. Ajo është shumë e zhveshur. Më duket mizogjini”.
Rita shtoi se e ka admiruar gjithmonë Madonnën, kur bëhet fjalë për modën. “Ajo e dinte se jo të gjithë do të pajtoheshin me mënyrën se si vishej. Dhe gjithsesi e bëri. Unë e falënderoj për këtë, sepse më lejoi të jem më e guximshme”.