-0.8 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

U kritikua nga Mustafa e Hyseni, Lumir Abdixhiku kundërpërgjigjet me një thënie të Ibrahim Rugovës

- Advertisement -

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë 24 orëve të fundit ka qenë në pikën e kritikave të ish-zyrtarëve të LDK-së.

Mbrëmë ish-lideri i LDK-së, Isa Mustafa, deklaroi se kryetarit të tanishëm të LDK-së i vjen turp nga e kaluara e partisë që drejton.

“Vetëvendosje e ka mbjellë farën e tyre edhe tek LDK-ja, edhe te njerëzit e LDK-së të cilët sot në një formë turpërohen nga ajo që ka punuar LDK-ja në të kaluarën”, ka thënë ai.

E përpos Mustafës, kritika ndaj Abdixhikut ishte sot edhe ish-ministri i Punëve të Jashtme nga radhët e LDK-së, Skender HYseni.

Ai tha se ka kohë përmes Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut, kryeministri Albin Kurti dikton politikat dhe qëndrimet e LDK-së.

“Megjithatë, pyetja më logjike që imponohet në këtë rast është: Si është e mundshme që një lider opozitar, Abdixhiku ia numëron gjitha atë mal dështimesh Kurtit, dhe në të njëjtën kohë deklarohet kundër rrëzimit të kësaj qeverie, si qëndrim politik partiak! Diçka këtu nuk shkon! Nëse deklaron se kjo qeveri ka dështuar në çdo gjë dhe në të njëjtën kohë, të njëjtës i thua vazhdo të “qevrisësh” sepse ne nuk duam të të rrëzojmë, “kritikun” Abdixhiku e bënë po aq të pa besueshëm dhe manipulues. Largo këtu 3-4 vetë për të cilët kam respekt, heshtja e pjesës më të madhe të Kryesisë së LDK-së, ndaj kësaj politike sa manipulative e poaq kalkulante instaluar nga Abdixhiku në këtë parti, është tregues i qartë që, tashmë, bërthama e VV-së brenda LDK-së është diktuese e politikave “opozitare”.Ka kohë që, përmes figurave si Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku dhe 4-5 anëtarë tjerë në Kryesinë e LDK-së, Albin Kurti dikton politikat dhe qëndrimet e LDK, Vota për zgjedhjen Vjosa Osmanit presidente dhe përkrahja e pakusht e qeverisë Kurti në misionin e tij shkatërrimit të çdo gjeje të ndërtuar deri më tani, LDK-në, e ka kthye në një formacion politik hybrid, që të mos them, patericë të VV-së”, shkroi Hyseni,.

E pas kësaj ka reaguar Abdixhiku, duke shkruar një prej thënieve të ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

“Në jetë duhet pasur vullnet e durim, të mirat vijnë pastaj”, shkroi shkurt Abdixhiku, duke vendosur që tërthorazi t’u kundërpërgjigjet kritikave që mori së fundi.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit