Frenkie de Jong ishte një nga lojtarët më të kërkuar te skuadra e Barcelonës gjatë merkatos së verës, ku ekipe si Manchester United dhe Chelsea këmbëngulën deri në fund për të siguruar shërbimet e holandezit.
Mesfushori nuk pranoi asnjërën nga ofertat e mbërritura nga dy ekipet, pasi ishte i vendosur për të qëndruar në “Camp Nou” dhe për të luajtur në Champions League me katalansit.
Edhe pse merkatoja ka mbaruar, De Jong lidhet me një largim të mundshëm nga “Camp Nou”, por siç duket mesfushori nuk e ka menduar një gjë të tillë pasi ka dëshiron qëndrimin te blaugranat.
“Gjithmonë kam dashur të qëndroj te Barcelona dhe kjo është arsyeja pse kam qenë gjithmonë i qetë gjatë verës. Klubi ka idetë e tij dhe unë kam të miat, ndonjëherë ne përplasemi, por gjërat shkuan në rrugën e duhur”, ka theksuar mesfuhsori për mediat holandeze.