Tre cigare marihuanë iu zunë dy serbëve të moshës madhore në Gjakovë, përçka edhe u arrestuan dhe u dërguan në mbajtje për 48 orë, njoftoi Policia e Kosovës.
“Në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit, njësitet patrulluese në kuadër të Stacionit Policor në Gjakovë, sot me datën 24.08.2024, rreth orës 17:05, gjatë një patrullimi rutinë, kanë ndaluar një automjet me targa të Serbisë. Gjatë komunikimit me personat e pranishëm në automjet, ata kanë pranuar se posedonin substanca narkotike”, njoftoi policia.
“Personat e dyshuar, dy meshkuj shtetas serb të moshës madhore, janë shoqëruar në Stacionin Policor në Gjakovë për hetime të mëtejshme, ndërsa substanca e dyshuar narkotike, e cila ishte në formë të cigareve (tre copë), është sekuestruar. Lidhur me këtë rast, është njoftuar prokurori i shtetit me vendimin e të cilit të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, si dhe është iniciuar rast për hetim “posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, thuhet më tej në njofitm.