Superylli 18-vjeçar i Barcelonës, Lamine Yamal, kaloi disa ditë në Dubai, ku shkoi me pushime gjatë pushimit të La Ligës.
Në Dubai, ai u takua me tifozët, ishte i ftuar në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Globe Soccer, u takua me figura sportive dhe shfrytëzoi rastin për të vizituar një xhami.
Ai foli për këtë në një intervistë me mediat në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku zbuloi se sa shumë do të thotë besimi për të.
“Një xhami i jep një personi paqe të madhe. Pavarësisht se cilës fe i përket, kur shkon atje, e ndjen atë paqe. Për ne myslimanët, kjo paqe është shumë më e veçantë”, ka thënë fillimisht Yamal.
“E kaluam gjithë ditën atje. Ishte një moment plot paqe në këtë udhëtim. E shijova shumë”, shtoi futbollisti i madh i Barcelonës.
Udhëtimi i tij në Dubai u ndoq gjerësisht në rrjetet sociale, ku Yamal i kënaqi fansat kur postoi një video trembëdhjetë minutëshe nga udhëtimi.
Tani Yamal është zhvendosur në Arabinë Saudite, ku do të rifillojë detyrat e tij në sezonin aktual me Barcelonën të mërkurën. Më pas, katalunasit do të luajnë gjysmëfinalet e Superkupës së Spanjës kundër Athletic Bilbaos në Xheda.
Barcelona do të vazhdojë garën në La Liga më 18 janar me një ndeshje kundër Real Sociedad, ndërsa tre ditë më vonë do të ketë një ndeshje të Ligës së Kampionëve kundër Slavias në Pragë.






