31.5 C
New York
Tuesday, August 12, 2025

Buy now

U hodh shorti për edicionin e ri në Superligë, Ligën e Parë dhe Ligën U17 të vajzave

- Advertisement -

Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës të martën është bërë  tërheqja e shortit për Superligën, Ligën e Parë dhe Ligën U17 në konkurrencën e vajzave. Shorti u tërhoq në praninë e Komisionit të Garave të këtyre ligave si dhe përfaqësuesve të klubeve.

Edicioni i ri garues në këto liga do të nisë më 23/24 gusht. Në Superligë qysh në javën e parë do të zhvillohet derbi ndërmjet Dukagjinit dhe Mitrovicës, skuadra këto të cilat në edicionin e fundit patën një konkurrencë të ashpër si për titull, ashtu edhe për Kupën e Kosovës.

Në dy ndeshjet tjera do të takohen: Malisheva-Feronikeli dhe Ulpiana-Prishtina. Në Ligën e Parë, në javën e parë do të takohen: Intelektualet-Bazeli 2015, 2 Korriku-Istogu, Deçani-Vizioni, Kosova VR-Presingu dhe Llapi-Jakova.

Ndërkaq, në Ligën U17, në javën e parë do të takohen: Grupi A: Bazeli 2015-2 Korriku, Llapi-Prishtina, Kosova VR-Presingu, Ferizaj pushon; Grupi B: 16 Qershori-Istogu, Mitrovica-Feronikeli dhe Dukagjini-Behari.

Të ngjashme

Të fundit