-0.6 C
New York
Saturday, December 20, 2025

Buy now

U godit nga të pasmet në orarin e punës, nxënësja dëmshpërblehet me shifrën marramendëse!

- Advertisement -

Një e re nga Belfast ka arritur një marrëveshje ligjore prej 65 mijë paundësh me kompaninë JD Sports Fashion PLC, pas një rasti ngacmimi seksual gjatë kohës që punonte me orar të pjesshëm ndërsa përgatitej për provimet. Jayla Boyd deklaroi se ishte goditur në të pasme nga një mbikëqyrës mashkull gjatë turnit të punës në dyqan.

Ajo e raportoi incidentin menjëherë te menaxheri dhe u informua se ngjarja ishte kapur nga kamerat e sigurisë. Pavarësisht kësaj, mbikëqyrësi vazhdoi të punonte pranë saj gjatë gjithë turnit, duke iu afruar disa herë për t’i kërkuar falje dhe duke e justifikuar veprimin si refleks i pavetëdijshëm.

Sipas Boyd, kompania nuk i ofroi mbështetjen e nevojshme pas denoncimit. Ajo u detyrua të merrte pushim nga puna për shkak të shqetësimit emocional dhe, pas rikthimit, nuk iu zhvillua asnjë takim zyrtar dhe nuk u informua për ecurinë apo përfundimin e hetimit të brendshëm. Ajo pretendon gjithashtu se të dhëna personale lidhur me rastin u panë nga punonjës të tjerë në kompjuterin e menaxherit.

Situata u përkeqësua më tej gjatë një trajnimi të stafit, ku u përdor si shembull një rast i ngjashëm me përshkrimin e përjetimit të saj, çka e bëri të ndihej e ekspozuar dhe e turpëruar. Më pas, Boyd vendosi të largohej nga puna.

Në deklaratat e saj publike, ajo theksoi se askush nuk duhet të ndihet i pasigurt në vendin e punës dhe se shpreson që rasti i saj të inkurajojë punonjës të tjerë të denoncojnë sjellje të papranueshme.

Të ngjashme

Të fundit