20.7 C
New York
Thursday, May 8, 2025

Buy now

U godit mbrëmë nga motoçikleta në Prishtinë, vdes në QKUK gruaja 68-vjeçe

- Advertisement -

Mbrëmë në lagjen ‘Emshir’ në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime të rënda trupore.

Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një këmbësore dhe një motoçikletë.

Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja e  cila nuk ka arritur të përballojë plagët dhe e njëjta ka ndërruar jetë.

Vdekjen e viktimës N.L,  femër, 68-vjeçe, e ka konfirmuar sot rreth orës 07:30, ekipi mjekësor në QKUK.

Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësi i motoçikletës është në kërkim nga ana e policisë.

Të ngjashme

Të fundit