Mbrëmë në lagjen ‘Emshir’ në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime të rënda trupore.
Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një këmbësore dhe një motoçikletë.
Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja e cila nuk ka arritur të përballojë plagët dhe e njëjta ka ndërruar jetë.
Vdekjen e viktimës N.L, femër, 68-vjeçe, e ka konfirmuar sot rreth orës 07:30, ekipi mjekësor në QKUK.
Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësi i motoçikletës është në kërkim nga ana e policisë.