6.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

U dënua për falsifikim të rezultateve të votimit, Faton Peci largon këshilltarin e tij

- Advertisement -

Enis Osmani, këshilltar politik i ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, është dënuar me 1 mijë e 500 euro gjobë, pasi pranoi fajësinë për falsifikim të rezultateve të votimit.

Lidhur me këtë, ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka konfirmuar se Osmani nuk do të jetë pjesë e kabinetit të tij.

“Shumë shkurt, personi në fjalë nuk do të jetë pjesë e kabinetit nga muaji i ardhshëm”, u shpreh ai në konferencë për media, pas mbledhjes së Qeverisë, transmeton Indeksonline

Kujtojmë se aktgjykimi ndaj të akuzuarit Osmani u shpall në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

Ai u dënua me gjashtë muaj burgim, por me pëlqimin e tij dhe mbrojtësit të tij, avokatit Sabit Pllana, dënimi me burg iu zëvendësua në dënim me gjobë prej 1 mijë e 500 euro, në pajtim me Nenin 44 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit