Gjykata ka marrë vendim për çështjen e 53 milionëshit.
Pal Lekaj i AAK-së, i akuzuar në këtë rast, është dënuar me 3 vite e 8 muaj burg.
Gjithashtu, atij i është ndaluar edhe për 3 vite e 6 muaj ndalimi i ushtrimit të funksionit në administratë publike.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe avokati i tij, Musa Damati.Ai ka thënë se vendimi i sotëm i Gjykatës është skandaloz.
“Nuk mund ta konsiderojmë ndryshe veçse skandaloz, bindja jonë është se do të pesojë ndryshime në favorin tonë” ka thënë avokati Damati.
Damati njofton se do të apelojnë këtë vendim në Gjykatën e Shkallës së Dytë.