30.4 C
New York
Tuesday, July 15, 2025

Buy now

U dënua me 1 vit burg në Rastin “Veteranët”, vjen reagimi nga kandidati i PDK-së për Lipjanin, Shukri Buja

- Advertisement -

Pas dënimit nga Gjykata Themelore në Prishtinë, në Rastin “Veteranët”, me nga 1 vit burg, ka reaguar edhe Shukri Buja, i cili është pjesë e këtij rasti, duke sqaruar opinionin rreth kandidaturës së tij, raporton Scanner.

Ai ka njoftuar se ky vendim i Gjykatës nuk është i formës së prerë dhe kështu do të vazhdoj të jetë kandidat i PDK-së për kryetar të Lipjanit.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,
Të nderuar anëtarë e simpatizantë të PDK-së,

Tentimi për të më ndalur në rrugëtimin tim politik, përmes një vendimi të pabazë, qesharak dhe politik, është i dështuar që në nisje. Asgjë dhe askush nuk do ta ndalë përpjekjen time për të ndryshuar drejtimin e gabuar që ka marrë Lipjani.

Unë kam respektuar dhe vazhdoj të respektoj organet e drejtësisë së Republikës së Kosovës, një shtet për të cilin kam sakrifikuar rininë time në burgjet serbe, kam luftuar për çlirim së bashku me bashkëluftëtarët, kam ndihmuar në ndërtimin e institucioneve, si dhe kam shërbyer me përkushtim e përgjegjësi në komunën tonë.

Edhe kur drejtësia merr vendime të padrejta e të motivuara politikisht unë nuk i mohoj, por i sfidoj me dinjitet dhe në rrugë ligjore.

Dua t’ju njoftoj se rrugëtimin tim politik për të udhëhequr Komunën e Lipjanit do ta vazhdoj me vendosmëri, sepse ligji nuk e ndalon kandidimin tim.
Vendimi i Gjykatës Themelore nuk është i formës së prerë dhe për këtë arsye unë do të vazhdoj betejën ligjore deri në fund.

U përballa me drejtësinë serbe, me drejtësinë ndërkombëtare dhe me sfida të shumta brenda institucioneve të shtetit tonë për më shumë se dy dekada dhe nga të gjitha dola i pastër dhe fitimtar.

Kjo e fundit? Një betejë e vogël, qesharake dhe e motivuar politikisht, dhe si e tillë do të përfundojë atje ku u takon vendimeve të padrejta: në shportën e mbeturinave historike.

Me nder dhe respekt,
Shukri Buja
Kryetar i Degës së PDK-së në Lipjan dhe Kandidati juaj për Kryetar Komune

Të ngjashme

Të fundit