Policia e Kosovës ka dhënë detaje për shpërthimin e djeshëm në Zubin Potok.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, nga mjeti shpërthyes i hedhur në oborrin e një shtëpie, janë dëmtuar një veturë dhe dy xhama të shtëpisë.
Rasti po hetohet.
“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM Zubin Potok / 04.09.2024 – 02:40. Është raportuar se të dyshuar të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie me ç’rast është dëmtuar një veturë dhe dy xhama të shtëpisë. Me urdhër të prokurorit, është iniciuar rasti dhe mbetet nën hetime.” – thuhet në raport.