15.9 C
New York
Sunday, October 12, 2025

Buy now

U.D Kryeprokurori i Shtetit viziton Komisionin Qendror Zgjedhor

- Advertisement -

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, i shoqëruar nga Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, prokurorja Laura Pula kanë vizituar sot Komisionin Qendror Zgjedhor, ku u pritën nga kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

Gjatë kësaj vizite u bisedua për ecurinë e procesit zgjedhor në orët e para të ditës së sotme, si dhe për bashkëpunimin ndërinstitucional në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit për procesin zgjedhor, në mes të institucioneve që merren me administrimin e zgjedhjeve dhe shqyrtimin e rasteve zgjedhore.

Edhe gjatë kësaj vizite u theksua se bashkëpunimi ndërinstitucional është thelbësor në garantimin e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor në Republikën e Kosovës.

Të ngjashme

Të fundit