8 C
New York
Monday, March 31, 2025

Buy now

U.D. Kryeprokurori i Shtetit kërkon efikasitet në trajtimin e kallëzimeve penale

- Advertisement -

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, mbajti takimin e radhës të kolegjiumit me kryeprokurorët dhe përfaqësuesit e prokurorive dhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, ku të pranishëm në këtë takim ishin edhe Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), z. Ardian Hajdaraj, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të KPK-së, z. Sami Istrefi.

 

Takimi u përqendrua në diskutimin e çështjeve të rëndësishme profesionale, ku ndër më kryesorët ishin: trajtimi dhe ecuria e procedimit të kallëzimeve penale brenda afateve ligjore – veçanërisht atyre me kryerës të panjohur, angazhimi i prokurorëve të shtetit në shkatërrimin e narkotikëve të konfiskuar në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale dhe avancimi i përdorimit të Sistemit të Menaxhimit Informativ të Lëndëve (SMIL) nga ana e kryeprokurorëve dhe prokurorëve.

 

Në frymën e këtij diskutimi, U.D. Kryeprokurori i Shtetit theksoi rëndësinë e ngritjes së efikasitetit dhe efektivitetit në punën e prokurorive dhe kërkoi nga të gjithë kryeprokurorët të vazhdojnë përpjekjet e tyre në përmbushjen e këtyre qëllimeve institucionale

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit