Ushtruesja e detyrës së Kryeredaktores në RTK, Leonora Bërbatovci, ka bërë një reagim në profilin e saj në Facebook, ku ka shënjestruar gazetarët e redaktorët që u distancuan nga shkrimi që publikoi RTK’ja nga gazeta boshnjaku “Slobodna Bosna”, që atakoi dy mediume në vend.
Bërbatovci nuk e ka thënë asnjë fjalë për dezinformatën që u publikua, derisa u ka kërkuar kolegëve të saj ballafaqim sy me sy për RTK’në.
“Andaj duke parë mungesën e një komunikimi të brendshëm, vendosa që të pranoj ftesën për ballafaqim publik. Por asnjë prej tyre nuk ishin të gatshëm për ballafaqim. Kjo sot m’u konfirmua nga drejtuesi i emisionit Debat Plus, kolegu Ermal Panduri që asnjë prej të distancuarve nuk pranuan të dalin ballë për ballë e të diskutojmë për RTK-në. Andaj, e kuptova se paskan vendosur të monologojnë nëpër rrjete sociale, ashtu siç bënë të hënën.