Disa javë më parë, Keisi Medini publikoi këngën e titulluar “Bye, Bye”, e cila në rrjetet sociale është cilësuar si një dedikim për Krist Aliajn.
Në lidhje me këto fjalë që qarkullojnë ka komentuar së fundmi vetë ish-finalisti i “BBV” në një intervistë ku u shpreh se as që e ka dëgjuar mirë këngën në fjalë.
“Nuk e kam dëgjuar këngën me shumë vëmendje. Por, kam dëgjuar nga burime se ishte një tip ‘dissi’. Dëgjova vetëm ‘Bye, Bye’”, është shprehur ai.
Në komentin e tij, Kristi ka shtuar se mund të jetë një lloj ‘diss-i’ për të, ose: “Ky mund të jetë tekst për shumë djem. Nuk e di nëse është për mua apo për një ish tjetër”.
“Nuk jam i sigurt se është diss. Ka një dyshim të vogël se mund të jetë një diss aty…”, ka përfunduar ai.
Dyshja shfaqen pëlqim për njëri tjetrin gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother Vip Albania, por më pas ai pëlqim u largua si fillim nga ana e Keisit.
Pas daljes nga shtëpia Keisi u shpreh se mundet edhe të rikthehet me Kristin nëse ai i shkruan, por Kristi u tregua i prerë duke thënë se gjërat janë mbyllur brenda shtëpisë së BBVA.