3.5 C
New York
Thursday, December 25, 2025

Buy now

“U bënë një me Specialen”, Haradinaj: Pushteti për këto vite nuk bëri asgjë për ish-krerët e UÇK-së (VIDEO)

- Advertisement -

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka pasur kritika për Qeverinë Kurti, duke thënë se nuk është menduar kurrë për ish krerët e UÇK-së që po përballen me drejtësinë në Hagë.

Në një pronocim për emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, Haradinaj tha se Gjykata Speciale nxori patriotizmin e rremë të pushtetit aktual, madje tha se u bënë një me trupin gjykues.

Fatkeqësisht, kjo gjykatë ka treguar anën e saj të keqe, por ka nxjerrë në pah trimërinë, guximin dhe patriotizmin e veteranëve.Por që dikujt ia nxori edhe trimërinë edhe guximin, edhe patriotizmin. Më vjen keq ma së shumti që e nxori patriotizmin fallc të pushtetarëve, që e patën këto vite këtë Kosovë dhe që nuk bënë asgjë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Nuk patën as vullnet e as dëshirë, në një mënyrë u bënë një më trupin gjykues e atë gjykatë, që po e dënon Kosovën dhe jo individët”, deklaroi Haradinaj në Klan Kosova.

 

Të ngjashme

Të fundit