13.4 C
New York
Saturday, March 29, 2025

Buy now

“U befasuam kur pamë postimin e Hotit, ai kishte pakënaqësi veç për votat e diasporës”, Anton Quni flet për “përplasjen” brenda LDK-së

- Advertisement -

Anton Quni nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë në “Pressing” të T7, se janë befasuar me postimin e Avdullah Hotit ku kërkoi lidership të ri në LDK.

Quni tha se në mbledhjen e kryesisë, Quni kishte vërejtje vetëm për votat e diasporës, por jo edhe për rezultatin e përgjithshëm.

Ai ka thënë se më mirë do të ishte që Hoti të shtronte çështjet në kryesi, sesa në publik.

“Hoti nuk ka shfaqur brenda kryesisë ndonjë pakënaqësi, ka pasur pakënaqësi në lidhje me votat nga diaspora. Lidhje me përformancën e LDK-së, rezultatin e përgjithshëm, nuk ka pasur vërejtje të veçantë. Kur e kemi parë publikimin jemi befasuar, pse do të duhej të trajtohej në publik kur ka qenë mundësitë të trajtoheshin brenda kryesisë”, ka thënë Quni.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit