Të gjithë neve na bëri krenarë me paraqitjen e tij në ‘American Idol’.
Kimi me zërin e tij unik, përfaqësoi denjësisht shqiptarët.
Por, sigurisht, mbrapa këtij suksesi ekziston një rrugë e vështirë, e plot sakrifica për të arritur deri aty.
Shtatë vite larg vendlindjes e familjes, ishin mjaft të gjata për yllin e ‘American Idol’.
Mirëpo ditën e djeshme, Kimi është kthyer në vendlindjen e tij, pas shtatë vitesh jetesë në Amerikë.
Ai ndau një video mjaft emocionuese nga momenti i takimit të tij me nënën, të cilës i kërkoi falje për mërzinë dhe lotët e saj.