5.5 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

U bë gati për të hyrë në lojë, futbollisti i Dukagjinit përfundon në pranga

- Advertisement -
Nuk arriti ta shijojë as edhe një minut fushën e gjelbërt.

Kjo pasi ai përfundoi në prangat e policisë.

Futbollisti i Dukagjinit të Klinës, Theophilus Solomon, u arrestua pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Daut Hoxha.

“Mund t’ju konfirmoj se një person, shtetas i huaj i kërkuar nga INTERPOL, konkretisht nga Republika e Shqipërisë, është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme sipas ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës”, tha Hoxha.

Solomon raportohet se ishte arrestuar më parë edhe në Shqipëri, pasi ishte akuzuar për dhunë ndaj të dashurës së tij.

Futbollisti e kishte për obligim që të paraqitej në policinë e Kosovës çdo tre muaj, gjë që thuhet se nuk e kishte bërë.

Dukagjini arriti të fitoj minimalisht me rezultat 1:0 kundër Dinamo Ferizajt, duke depërtuar në çerekfinalen e Kupës së Kosovës

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit