Pak kohë më parë Fero u arrestua nga policia e Kosovës, pasi një video me protagonist vetë reperin duke sulmuar një person brenda një makine, u bë virale në rrjetet sociale. Menjëherë pas publikimit të videos, ndaj Feros u ngrit akuza e veprës penale “Sulm” nga prokuroria dhe ai gjendej i arrestuar në paraburgim, në pritje të një vendimi përfundimtar nga gjkyata.
Ndërkohë ditën e sotme mësohet se Fero është liruar nga paraburgimi dhe lajmi është bërë i ditur nga avokati i reperit. Në një deklaratë të shkurtër për “Telegraf’ ai tha se sot është pranuar aktvendimi nga Gjykata Themelore e Gjilanit, ku është ndërprerë masa e paraburgimit për Feron, për shkak se ka pasur një pajtim mes palëve të përfshira në konflikt:
“Sot kemi pranuar aktvendimin nga Gjykata Themelore e Gjilanit, ku klientit tim i është ndërprerë masa e paraburgimit.
Kjo vjen në sajë të pranimit të fajësisë nga i pandehuri. Siç e dimë të gjithë ngjarja e shkaktuar ka qenë falë një provokimi, jo vetëm me muzikë por edhe me gjeste që ka çuar deri edhe në agresivitetin e situatës. Dy palët janë pajtuar, Fero është shprehur i penduar për atë që ka bërë dhe kështu kanë arritur në një dakoordësi dhe janë pajtuar”
Megjithatë, pavarësisht pajtimit dhe lirimit nga paraburgimi, Fero ende pritet të marrë një dënim nga Gjykata e Gjilkanit sipas avokatit:
“Po, dënim do të ketë, ne po e presim vendimin final ku do të na kumtohet se me çfarë dënimi do të pasojë vepra e kryer nga klienti”.