24.1 C
New York
Thursday, July 10, 2025

Buy now

U arrestua në Zvicër, prokuroria kërkon paraburgim për Noizyn

- Advertisement -

Pas arrestimit të shtunën e kaluar (5 korrik) nga policia zvicerane në aeroportin e Zyrihut, ndaj reperit të njohur shqiptar, Noizy është kërkuar masa e paraburgimit.

Sipas medias zvicerane ne shqip LeCanton27.ch, arrestimi i tij u bë me urdhër të Zyrës së Prokurorit Publik për Krime të Rënda të Dhunshme, e cila ka njoftuar se 38-vjeçari akuzohet për disa vepra penale, transmeton Klankosova.tv.

“Prokuroria Publike po zhvillon procedura penale kundër reperit shqiptar…” , ka deklaruar sot për gazetën zvicerane ne shqip LeCanton27.ch Erich Wenzinger zëdhënës i Zyrës së Prokurorit të Lartë Publik dhe Departamentit te Drejtësisë te Punëve të Brendshme.

Prokuroria Publike ka paraqitur një padi në Gjykatën e Masave Shtrënguese-ZMG.

Megjithatë, sipas tij, ende nuk është shpallur një vendim. “Për më tepër, nuk mund të japim informacione të mëtejshme për shkak hetimeve dhe procedurave në vazhdim, deri në shpalljen e një vendimi përfundimtar”, tha tutje ai.

Të ngjashme

Të fundit