Çështja e çmimeve të derivateve në Kosovë shpesh herë është në debat.
E gjithë kjo pasi çmimet e naftës në të shumtën e rasteve janë të larta, madje ekstreme.
E kompani të shumta të cilat “ndjejnë konkurrencën” dinë edhe të ankohen. Ngjashëm ka ndodhur me një rast që ka të bëjë pikërisht me këtë.
Kompani të shumta janë ankuar vazhdimisht madje prej 1 viti e tutje në lidhje me çmimet e derivateve tek një kompani në Gjilan, e që janë më të lirat në treg në gjithë Kosovën.
Kjo kompani ka vendosur që çmimet e naftës t’i mbajë më të lira, gjë me të cilën nuk po pajtohen kompanitë e tjera, duke u ankuar se po i dëmton.
E në lidhje me ankesat që janë bërë, Autoritetet i Konkurrencës tashmë u ka dhënë një përgjigje.
Sipas AK-së pas shqyrtimeve paraprake është konstatuar se nuk ka argumente për fillimin e procedurë hetimore ndaj këtij operatori në Gjilan.
“Autoriteti pas shqyrtimit paraprak ka konstatuar, se nuk ka argumente për fillimin e Procedurës Hetimore ndaj operatorit të naftës ADA Gass Sh.p.k, se ka keqpërdorur me pozitën e saj dominuese në tregun në fjalë, duke zbatuar politika të shitjes nën çmimin kushtues apo edhe duke përdorur kushte të ndryshme për transaksione të natyrës së njëjta në kuptim të nenit 9, paragrafi 2 të LMK-se, nen paragrafët 2.3 dhe 2.6”,thuhet në njoftim, transmeton lajmi.net.
Njoftimi i plotë:
Autoriteti i Konkurrencës , si çdo institucion tjetër për mbrojtjen e konkurrencës në rajon dhe BE, nuk ka autoritetin të rregullojë çmimet e ndonjë produkti ose shërbimi në tregun kosovar, përfshirë çmimet e naftës. Autoriteti e thekson vazhdimisht këtë pozicion në dokumentet, raportet, publikimet e tij.
Tregu i derivateve te naftës është treg fluktiv, me c rast, trendi i çmimeve është i lidhur ngushtë me një numër parametrash kyçe që janë të njëjta për të gjithë operatorët ekonomik. Këto janë para së gjithash, çmimi i naftës bruto në tregun botëror dhe kursi i këmbimit të dollarit amerikan si monedhë këmbimi, nxjerrjes dhe rafinimit të naftës. Këto parametra kanë qenë shumë të paqëndrueshëm, sidomos në periudhën e viteve 2022-2024.
Autoriteti i Konkurrencës me shqetësim ka pranuar ankesa nga palët e interesit dhe përfaqësuesit e tyre lidhur me çmimet e shitjes në Komunën e Gjilanit, me c rast Sekretariati i Autoritetit ka filluar një hetim paraprak të këtij tregu të analizës së të gjithë faktorëve në atë treg, duke hetuar çdo element që mund të jetë faktor i kufizimit, shtrembërimi apo pengimit të konkurrencës së drejt dhe efektive në tregun përkatës, në mënyrë që ta ketë një pasqyrë të qartë të mbrojtjes së konkurrencës në tregun përkatës dhe sjelljet e ndërmarrjeve që operojnë në rajonin e Komunës së Gjilanit.
Autoriteti pas shqyrtimit paraprak ka konstatuar, se nuk ka argumente për fillimin e Procedurës Hetimore ndaj operatorit të naftës ADA Gass Sh.p.k, se ka keqpërdorur me pozitën e saj dominuese në tregun në fjalë, duke zbatuar politika të shitjes nën çmimin kushtues apo edhe duke përdorur kushte të ndryshme për transaksione të natyrës së njëjta në kuptim të nenit 9, paragrafi 2 të LMK-se, nen paragrafët 2.3 dhe 2.6.
Autoriteti ka bërë analizën e sjelljes së ndërmarrjes ADA Gass Sh.p.k, me c rast janë nxjerr shitjet me pakicë dhe shitjet me shumicë e pastaj si të tilla janë krahasuar me kostot e importit, gjithashtu është trajtuar edhe çështja e shpenzimeve indirekte të cilat në rrethana kur shitja në litra është shumë e lartë bëhen lehtë të përballueshme pavarësisht marzhës së fitimit bruto për litër që mund të jetë më e vogël.
Njëherazi, pas analizës mujore të secilës shitje dhe trajtimin e çdo kosto dhe stokut të bartur, Autoriteti nuk ka gjetur, që çmimi mesatar i shitjes të jetë më i vogël se kosto e mallit të shitur madje marzha e konstatuar nga grupi i punës është e ngjashme me raportet financiare të deklaruar nga përfaqësuesit e ndërmarrjes në takimet e mbajtura gjatë shqyrtimit paraprak.
Autoriteti thekson se, se të qenurit në pozitë dominuese nuk bie ndesh me ligjin për mbrojtjen e konkurrencës por abuzimi me pozitën dominuese është shkelje e ligjit për mbrojtën e konkurrencës dhe udhëzimeve administrative si akte normative të saj, gjithashtu, Autoriteti do te reagoj edhe në rast se tregtarët/ndërmarrjet e derivateve të naftës në Kosovë veprojnë në mënyrë të koordinuar, pra, nëse një veprim i tillë është rezultat i marrëveshjes së tyre eksplicite, përmes formës se kartelit-marrëveshjes së ndaluar apo praktikës së bashkërenduar.
Në këtë kontekst, AKRK-ja brenda kompetencave të saj, monitoron situatën në tregun e produkteve të naftës dhe, nëse vëren ndonjë parregullsi, do të reagojë sipas detyrës