Influencuesja spanjolle Fati Vázquez ka deklaruar se ka marrë kërcënime me vdekje, pasi u përfol për një lidhje të mundshme me futbollistin e Barcelonës, Lamine Yamal. 30-vjeçarja, e ndjekur nga afro 400 mijë persona në Instagram dhe mbi 320 mijë në TikTok, u vu në qendër të vëmendjes pas publikimit të disa fotove nga pushimet.
Ndjekësit vunë re se pamjet e saj përkonin me ato të 17-vjeçarit Yamal, përfshirë sfondin shkëmbor në një varkë dhe një pishinë “infinity” me të njëjtat elemente vizuale në prapavijë. Këto ngjashmëri ndezën spekulime për një romancë mes tyre, të cilat u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale. Megjithatë, influenceri Javi De Hoyos i hodhi poshtë thashethemet, duke thënë se kishte komunikuar personalisht me Yamal: “Nuk ka asgjë mes tyre. Ai ndodhej atje me shokë të ekipit të Barcelonës.”