-5.7 C
New York
Tuesday, January 7, 2025

Buy now

U aludua për ndarje, Eno Popi zbulon të pathënat nga jeta e tij private

- Advertisement -

Gazetari i njohur Eno Popi në një intervistë për “S’e luan topi” na ka zbuluar të pathënat nga jeta e tij.

Mes lotësh Popi përmendi humbjen e mamasë së tij para kohe.

Eno u bë baba pak më shumë se një vit pas ndarjes nga jeta të nënës, teksa në jetë erdhi Liv, e cila sot është gjashtë vjeçe.

Prej disa vitesh Eno jeton mes Shqipërisë dhe Kanadasë, aty ku tashmë është vendosur familja e tij, partnerja Atena dhe e vogla e tyre.

Teksa në rrjet u aludua se Popi është ndarë nga partnerja, gazetari vendosi pikat mbi i.

Me plot emocione, Popi rrëfen se distanca nuk i ka larguar nga njëri-tjetri, por madje ka përforcuar dashurinë e tyre.

Një moment emocionues ishte letra që për herë të parë babai i tij i shkroi, dhe leximi i saj në publik.

Po ashtu surprizë ishte dhe ardhja në studio e vëllait të tij, i cili doli për herë të parë në ekran, për t’i thënë Enos se si vëllai më i vogël ai e ka patur idhull dhe shembull gjatë gjithë jetës.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit