Rozë

U akuzua se është “gay”, reagon Will Smith!

By GAZETA SCANNER 1

November 16, 2023

Will Smith ka mohuar pretendimet se njëherë e një kohë ai është kapur duke kryer marrëdhënie seksuale me aktorin Duane Martin, duke u shprehur se akuzat janë false.

Brother Bilaal, i cili pretendon se ka qenë asistenti personal i aktorit, ka bërë akuza shokuese në një intervistë të dhënë së fundmi, e cila është bërë menjëherë virale.

Bilall pretendon se ka parë yllin e “Men In Black”, tashmë 55-vjeç, dhe Martin duke kryer marrëdhënie seksuale në dhomën e zhveshjes së Martin.

Hapa derën e dhomës së zhveshjes së Duane dhe aty pash Duane duke kryer seks anal me Will”, shprehet Brother Bilaal. “Ishte një divan dhe Will ishte përkulur tek divani nderkohë që Duane qëndronte në këmbë pas tij”.

Një zëdhënës i aktorit ka insistuar se kjo histori është totalisht e rremë, në një deklaratë të bërë për “TMZ”, ditën e martë, ndërkohë që një burim ka raportuar për gazetën se Smith po konsideron të marrë masa ligjore kundrejt Brother.

Duan Martin, 58-vjeç, ka qenë i martuar me Tisha Campbell nga 1996-2020.