Një tragjedi tjetër ka goditur Krushën e Madhe sot. Edona Avdullahu 20 vjeçare nga ky fshat ka humbur jetën pas një aksidenti, që kishte pësuar tetë ditë më parë, shkruan Scanner.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e fshatit.
“Edona Avdullahu 20 vjeçarja vajza e Isajes së Veli Myrtes e cila u aksidentua nga një makine para 8 ditësh më 17 maj 2022 në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit, dhe që sa ditë ishte në gjendje kome”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Pas rastit së tragjedise me autobus në Kroaci kur e humbem Anjeza Bellanicen.
Sot fshatin Krushë e Madhe e goditi prape një tragjedi me dhembje. Edona Avdullahu 20 vjeçarja vajza e Isajes së Veli Myrtes e cila u aksidentua nga një makine para 8 ditësh më 17 maj 2022 në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit, dhe që sa ditë ishte në gjendje kome. Sot ka mbyllur sytë përgjithmonë duke u ndare nga jeta.
Ngushllime , Isajes dhe mbare familjes Avdullahu
Rreth varrimit do ju njoftoj prape te faqja e fshatit.