Tyson Fury, raportohet se do të dalë nga pensionimi do t’i kthehet sërish boksit.
Kjo pritet të ndodh gjatë vitit 2026-të.
Kjo u bë e ditur nga njeriu më me ndikim në botën e boksit, Turki Alalshikh, i cili tha se foli me Gypsy King dhe i premtoi atij se do të kthehej vitin e ardhshëm.
“Fola me të, kam fjalën e tij se do të jetë pjesë e Sezonit të Riadit në vitin 2026. Kemi ende punë për të bërë”, tha ai transmeton Klankosova.tv.
Ndeshja e fundit e e Furyt, u zhvillua për herë të fundit në ring vitin e kaluar.
Në dhjetor, britanku u ndesh për herë të dytë kundër Oleksandr Usyk dhe humbi me vendim unanim.
Ishte humbja e tij e dytë në karrierën e tij profesionale.
Po ashtu edhe e para u shkaktua nga Usyk.
Ajo ndeshje u zhvillua në maj të vitit të kaluar, ishte një ndeshje për kampionin absolut të peshave të rënda dhe ndeshja më e madhe e boksit të shekullit të 21-të.
Gipsy King, fitoi atëherë, gjithashtu me vendim të gjyqtarëve, dhe Fury regjistroi humbjen e tij të parë.
36 vjeçari. ka fituar 34 herë, 24 me nokaut, dhe fitorja e tij e fundit ishte në vitin 2023 kur mposhti yllin e MMA-së, Francis Ngannou.