6.4 C
New York
Tuesday, February 25, 2025

Buy now

Tyson Fury do rikthehet në ring – rriten gjasat për një përballje me Usyk

- Advertisement -

Boksieri britanik, Tyson Fury do rikthehet në ring.

Më 12 gusht, në ditëlindjen e tij Fury njoftoi se do tërhiqej ‘përfundimisht’ nga boksi.

Por, ishte Oleksandr Usyk që e nxiti rikthimin e tij, pasi kur mposhti Anthony Joshua në mbrojtjen e titujve WBA, IBF, IBO dhe WBO për peshat e rënda, kërkoi të përballej me Tyson Fury.

Siç njofton ‘Sky Sports’, Tyson Fury ka udhëzuar promovuesit e tij që të informojnë WBC-në se ai synon të kthehet në ring.

34-vjeçari po jep çdo indikacion se synon një luftë për kampionin e padiskutueshëm botëror të peshave të rënda kundër Usyk.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit