Mbrëmë është mbajtur “Për’puthen Prime”, ku ka pasur deklarime, rikthime e padiskutim edhe debate të forta.
Laureta kohëve të fundit ka krijuar debate të forta në “Për’puthen”.
Këtë gjë e ka bërë edhe mbrëmë, ku ka “provokuar” keq opinionistin, Arjan Konomin.
Ajo në bisedë e sipër ia tha në sy atij se i kanë vdekur ndjenjat dhe nuk po arrinë t’i sheh gjërat më me ndjenja.
Kaq ka mjaftuar që Arjani të shpërthejë në britma.
Madje ai ka përdorur edhe fjalët më të rënda ndaj saj.
Kujtojmë se Arjani ka pasur shumë debate me konkurrentë e ish konkurrentë, por që nuk ka pasur ndonjë hatërmbetje me ndonjërin prej tyre.