Një debat i ashpër ka shpërthyer mes Labit dhe Elijonës, duke i çuar tensionet në shtëpi në një tjetër nivel. Labi ka lëshuar akuza të forta drejt banores, duke pretenduar se ajo po përdor gënjeshtrat për t’u viktimizuar para publikut.
“Ty të ka qitë daja keq, krejt rrena, hajt viktimizohu”, i tha Labi me tone të larta.
Elijona, e prekur dhe dukshëm e nervozuar nga përfshirja e familjes në debat, i ka kërkuar Labit të ndalet menjëherë. “Nalu me temat rreth familjes”, ka qenë reagimi i saj, duke treguar se nuk do të lejojë që debati të kalojë në rrafshin personal familjar.






