10.9 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Twitter ka humbur gati gjysmën e të ardhurave nga reklamat që kur u ble nga Elon Musk

- Advertisement -

Twitter ka humbur pothuajse gjysmën e të ardhurave të tij nga reklamat, ka zbuluar pronari i këtij rrjeti social, Elon Musk, i cili e bleu atë për 44 miliardë dollarë (rreth 39 miliardë euro) tetorin e kaluar.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai tha se kompania nuk kishte parë rritjen e të ardhurave që pritej në qershor, por shtoi se korriku ishte “pak më premtues”.

Në anën tjetër, aplikacioni rival Threads tani ka 150 milionë përdorues, sipas disa vlerësimeve.

Ndryshe, Elon Musk shkarkoi rreth gjysmën e stafit prej 7,500 të Twitter-it kur mori detyrën në vitin 2022 në një përpjekje për të ulur kostot.

Lidhja e integruar me Instagram i jep automatikisht Threads, platformës së projektuar nga Meta, qasje për dy miliardë përdorues të mundshëm.

Kujtojmë se në fillim të këtij muaji Twitter vendosi të kufizojë sa tweet-e mund të lexojnë përdoruesit e tij.

Kështu, ishte bërë e ditur se përdoruesit e paverifikuar mund të lexojnë 1,000 cicërima, dhe përdoruesit e verifikuar 10,000 në ditë, një lëvizje për të cilën thuhet se ka “hutuar” reklamuesit.

Ai pasoi përpjekjet për të shtyrë përdoruesit drejt Twitter Blue, shërbimi i tij i abonimit me pagesë.

Ndërkohë, Linda Yaccarino, më parë drejtuese e reklamave në NBCUniversal, u angazhua si CEO në qershor – një lëvizje që sugjeron se shitjet e reklamave janë ende një prioritet për Twitter.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit