9.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

TweetDeck bëhet zyrtarisht me pagesë

- Advertisement -

X, rrjeti social që dikur njihej si Twitter, është pranë mbajtjes së premtimit për ta bërë TweetDeck një shërbim me pagesë.

Shumë përdorues në X thonë se kanë shikuar faqe të shitjes së X Premium (abonimi me pagesë që njihej si Twitter Blue) kur përpiqen të hapin TweetDeck, që tashmë teknikisht quhet XPro.

Ata thonë se nuk mund të aksesojnë XPro vetëm nëse paguajnë dhe është çështje kohe përpara se të aplikohet për të gjithë përdoruesit.

Për fat jo të mirë, të gjithë e dinin se diçka e tillë po vinte ndërsa X njoftoi më 3 Korrik se XPro do të aksesohej vetëm nga përdoruesit me pagesë.

U tha se një gjë e tillë do të bëhej realitet brenda 30 ditësh dhe kompani anë një farë mënyrë nuk i ka qëndruar afateve të parashikuara. Nën Elon Musk, X është përpjekur ta bëjë X Premium një abonim joshës duke ju ofruar përdoruesve postime më të gjata, formatim, ndarje të ardhurat dhe renditje më lart në biseda dhe kërkim.

Tashmë kompania shpreson se përdoruesit do të paguajnë për të aksesuar XPro. /PCWorld Albanian/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit